Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut mishëron parimet e barazisë, lirisë dhe demokracisë

Prishtinë, 7 shtator 2023 – Sot 33 vjet, në Kaçanik, ishte miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akti më i lartë politik e juridik i vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi.  

Udhëheqësit e instiituciioneve shtetërore e të subjekteve politike në Kosovë e vlerësojnë këtë si njërin nga aktet më të rëndësishme në historinë e përpjekjeve për realizimin e aspiratës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në msazhn e saj, ka thënë se Kushtetuta e Kaçankut “mishëron parimet e barazisë, lirisë dhe demokracisë dhe mbetet guri themeltar i plotësimit të idealit të brezave për Kosovën Republikë.

“Kushtetuta e Kaçanikut simbolizon përkushtimin tonë dhe guximin e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për t`i dhënë drejtimin përpjekjes për liri, demokraci e shtet të pavarur demokratik. Kjo Kushtetutë, mishëron parimet e barazisë, lirisë dhe demokracisë dhe mbetet guri themeltar i plotësimit të idealit të brezave për Kosovën Republikë, duke ngërthyer në vete vlerat perëndimore, aspiratë e përhershme e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ajo ka shprehur mirënjohjet më të thella për delegatet dhe delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës që e kanë miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Delegatet dhe delegatët e atëhershëm meritojnë respektin më të lartë, sepse me guximin e tyre, aktin më të lartë juridik e shndërruan në njërin nga hapat më të rëndësishëm të konsolidimit të identitetit të shtetit të ardhshëm të Kosovës”, ka thënë ajo.

“Dita e Kushtetutës së Kaçanikut duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe nxitje për t`i përmbushur parimet e Kushtetutës sonë, sikurse edhe mbrojtjes e afirmimit të vlerave për të cilat është përcaktuar shoqëria kosovare”, ka thënë Presidentja Osmani në mesazhin e saj në 30 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.

(r.m.)