Osmani: Marrëdhëniet tona me SHBA-të nuk ndikohen nga ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë

Budapest, 7 nëntor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të enjten në Budapest se Kosova do të vazhdojë të punojë në fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë madantit të Presidentit të ardhshëm Donald Trump. Ajo ka theksuar se Kosova e ka gëzuar mbështetjen e administrative të dy partive të SHBA-së dhe ka shprehur bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe nga administrate e re e Presidentit të ardhshëm, Donald Trump.

“Zgjedhja e presidentit Trump do të vazhdojë ta fuqizojë këtë marrëdhënie dhe ne duhet të japim kontributin tonë. Kosova e ka pasur mbështetjen dypartiake të secilës administratë të SHBA-së,. që në fillim të viteve ’90. Jemi të bekuar me atë mbështetje dhe për këtë kemi çdo arsye të besojmë se mbështetja do të vazhdojë edhe me administratën Trump. Bashkëpunimi i fuqishëm mes Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë”, ka thënë Osmani.

‘Kosova, në fakt, ka përfituar për dekada mbështetjen dypartiake nga Shtetet e Bashkuara. Ne u bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet. Ne u bëmë të lirë kur demokratët ishin në pushtet… Ne kemi punuar shumë ngushtë me çdo administratë dhe besoj fuqimisht se do të vazhdojë të jetë kështu”, ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani e ka bërë këtë deklaratë në prag të Samitit të Komunitetit Politik të Evropës, në Budapest, ku janë mbledhur liderët e më se 50 vendeve dhe organizatave evropiane. Në këtë samit do të diskutohet për marrëdhëniet trans-atlantike dhe për temat tjera me interes për sigurinë, stabilitetin në Evropë.

(r.m.)

Comment

*