Nju Jork, 20 shtator 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, me krerët e Ballkanit Perëndimor, ku kanë qenë të ftuar edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Kabineti i Presidentes Osmani njoftoi se gjatë drekës është diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja Osmani ka shtruauar nevojën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Ajo ka këkuar që BE të mbështesë përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat.
Në njoftim thuhet se gjatë drekës, ndër të tjera, është diskutuar edhe për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka thënë se këto masa nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut. Ajo ka thënë se me këto masa dëmtohen më së shumti qytetarët e Kosovës, sepse BE-ja i ka pezulluar projektet me interes për qytetarët.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet. Ajo ka theksuar se Koosova i ka bashkërenduar plotësisht politikat e saj me politikat e BE-së.
“BE-ja duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE-në dhe që kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka theksuar Presidentja Osmani.
(r.m.)