Osmani: Mirënjohës që gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës

Prishtinë, 5 shkurt 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Senatorit amerikan Bob Dole.

Ajo ka thënë se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës që gjithmonë i ka qëndruar pranë në luftën për pavarësi.

“E pikëlluar që mësova për vdekjen e Senatorit Bob Dole.

Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në mbarë botën. Por, në veçanti, jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi.

U prefsh ne paqe mik i dashur”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter.

(r.m.)