Prishtinë, 9 mars 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e ministrave të BE-së për ta votuar në parim liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vite më parë, dhe ky proces është shumë i vonuar.
Osmani ka falënderuar partnerët që qëndruan pranë.
“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës.
Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës.
Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, ka shkruar Osmani.
We welcome today's unanimous @EUCouncil decision on the much-deserved visa liberalization for the people of 🇽🇰.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 9, 2023
Having met the criteria 5 yrs ago, this overdue process is nonetheless a gain for Europe's youngest citizens & country.
Thank you to all our partners who stood by us! pic.twitter.com/mjZWeSs6ks
(r.m.)