Berlin, 15 shtator 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar edhe një herë se rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rendit kushtetues dhekufijve të Kosovës.
Ajo ka thënë se palakosovare është palë konstruktive në procesin e dialogut, ndërsa pala serbe përpiqet me çdo kusht të shmangë temat që zhveshin aspiratat e Serbisë.
Presidentja Osmani ka thënë se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se Procesi i Berlinit është shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo e ka përjashtuar nismë paralele me Procesin e Berlinit dhe me procesin e shtrirjes së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja Osmani i ka bërë këto komente të mërkurën, në Berlin, në takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Zyra e Presidentes së Kosovës njoftoi se zonja Osmani i ka vlerësuar sit ë shkëlqyeshme marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe ka shprehur interesimin e Kosovës përthellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.
Presidentja Osmani ka kërkuar nga Gjermania që të mbështesë procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e BE-së, OKB-së dhe e shumë organizatave tjera ndërkombëtare. Shpresoj që Gjermania të marrë rol udhëheqës në mbështetje të arritjes së këtij qëllim”, ka thënë Presidentja Osmani.
(r.m.)