Osmani në Katar: Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për investime

Doha, 25 shkurt 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një tryezë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Katarit, që po mbahet në Doha. Në kwtëtryezw, ku kanëmarrëpjesëedhe kryetari i Prishtinws, Përparim Rama, dhe disa nga biznesmenëkosovarw, janëprezantuar resurset zhvillimore tëKosovws dhe p[otenciuale pwr investime tëhuaja.

Zyra e Presidentes Osmani bwri tëditur se e para e shtetit u ka bërë thirrje investitorëve të Katarit të investpojnë në Kosovë, duke theksuar se në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm për investime.

“Presidentja Osmani potencoi faktin se Kosova ka tashmë një infrastrukturë ligjore të përafruar me ligjet e BE-së, sistem të standardizuar të taksave me standardet më të mira ndërkombëtare, ambient miqësor për investitorët e huaj dhe potencial të jashtëzakonshëm për investim në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani, siç njoftoi kabinedti i saj, ka vwnëtheksin nëmundwsitëdhe kushtet e investimeve nëfushwn e energjisë, në industrinë ushqimore, në industrinëmetalike, në industrin e drurit dhe nëhoteleri dhe turizwm.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Pwrparim Rama, e ka prezantuar planin për zhvillimin e kryeqytetit, me fokus nëprojektet kapitale e infrastrukturore nga fusha e sportit, artit e transportit.

Gjatë tryezës janë vënë në pah mundësitë e shumta për partneritete e projekte të përbashkëta.

Një delegacion i bizneseve nga Katari pritet ta vizitojë sëshpejti Kosovën, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit dhe tëinvestimeve nëKosovw.

(r.m.)