Nju Jork, 21 shtator 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerrikës, Joe Biden, në Nju Jork.
Presidenca e Kosovës njofton se Presidentja Osmani, në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, ka thënë se “në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të”. Ajo ka përsëritur se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën.
Në njoftim thuhet se Presidentja Osmani ka pasur mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden edhe për zhvillimet e fundit dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.
Pas bashkëbisedimit, Presidentja Osmani ka thënë se nga Presidenti Biden ka marrë “garanca të fuqishme për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.
Ajo e ka falënderuar Presidentin Biden për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjthshm të Kombeve të Bashkuara, Presidentja e Kosovës është takuar edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ajo ka mbajtur një fjalë në Forumin për përfshirjen e grave në lidership dhe ka pasur takime me liderë e zyrtarë të lartë të disa vendeve, si edhe memiq e mbështetës të Kosovës në planin ndërkombëtar.
Presidentja Osmani kapasur një takim të veçantë edhe me drejtues e përfaqësues të shoqatave të shqiptarëve në SHBA, ku ka shprehur mirënjohjet më të larta për kontributin e komunitetit shqiptar në përpjekjet për lirinë e pavarësënë e Kosovës dhe për ndërtimin e urave të miqësisë mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(r.m.)