Osmani: Presidenti Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq

Prishtinë, 28 maj 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e ka ngushëlluar familjen Nishani, me rastin e vdekjes së Presidentit Bujar Nishani.

Presidentja Osmani ka thënë se Presidenti Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq që e përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe e përkrahu Kosovën pareshtur, deri në frymën e fundit.

 “Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Mesazhi i plotë i Presidentes Osmani:

Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

 Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!

(r.m.)