Nju Jork, 22 prill 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën në Nju Jork se Beogradi po e pengon provesin e integrimit të serbëve në Kosovë. Ajo a thënë se serbët e Kosovës përballen me presionin e Qeverisë së Serbisë dhe jo nën presionin e Qeverisë së Kosovës.
“Serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova, po nga Qeverisë e Serbisë”, ka thënë ajo në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Oerganizastës së Kombeve të Bashkuara
“Tashmë janë të qarta përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur akte kriminale dhe terroriste për të mbajtur nën kontroll dhe për të përhapur frikë në mesin e tyre, duke minuar kështu edhe sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.
Osmani ka thënë se serbët e integruar në institucionet e Kosovës janë detyruar të japin dorëheqje nga këto institucione, për shkak të presionit të ushtruar ndaj tyre edhe nga strukturat ilegale serbe, për shkak të sulmeve ndaj pronave të tyre dhe për shkak të rrezikimin e jetëve të tyre, vetëm një qëllim të vetëm – t’i detyrojnë ata të largohen nga institucionet e Kosovës.
“Vetëm imagjinojeni: një politikan serb që ka vendosur lule mbi varrin e një vajze shtatëvjeçare të vrarë gjatë kohës së luftës, është arrestuar menjëherë dhe është torturuar në burgjet e Serbisë. Ky është fati i çdo serbi që nuk është në linjë me qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ajo, duke sjellë në kujtesë arrestimin e politikanit serb Nikolla Sandulloviq, i cili ishte arrestuar dhe ishte keqtrajtuar brutalisht në Serbi sepse kishte publikuar një fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz, me akuzat me këtë akt ai e kishte kryer veprënb penale “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.
Presidentja Osmani ka folur edhe për përpjekjet sistematike të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, sidomos në pjesën veriore. Ajo ka thënë autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Përpjekjet e Serbisë për destabilizim (të Kosovës) janë aktive. Agresioni serb ka vazhduar me kidnapinimin e policëve, me sulmin ndaj gazetarëve dhe me sulmin terrorist ndaj Kosovës, në muajin shtator”, ka thënë ajo.
Presidentja e Kosovës ka sjellë në kujtesë kërcënimin e Serbisë me forcat e ushtrisë, të cilat ishin grumbulluar në afërsi të kufirit me Kosovës dhe ishin vënë në gjendje të gatishmërisë së lartë luftarake.
Presidentja Osmani ka folur edhe për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Ajo ka thënë se serbët në Kosovë “duhet ta falënderojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pse kryetarët shqiptarë janë ende në ato pozita”. Ajo ka thënë se Beogradi zyrtar, përmes partisë që e kontrollon, Listës Serbe, dhe strukturave ilegale serbe në Kosovë, pa ushtruar presion ndaj votuesve serbe që të bojkotojnë këtë votim, ndonëse faktorëve ndërkombëtarë u kishte premtuar se nuk do ta bënte këtë.
Presidentja Osmani i është kundërpërgjigjur Vuçiqit lidhur me akuzat për pozitën e serbëve në Kosovë.
“Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar prej Komitetit të Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që i mbron, por edhe i promovon të drejtat e serbëve dhe të të gjitha komuniteteve tjera në Kosovë”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se serbët e Kosovës, të cilët përbëjnë deri në 4 për qind të popullsisë së Kosovë, kanë përfaqësim në të gjitha instituciionet shtetërore dhe në të gjitha sferat shoqërore.
“Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse”, ka theksuar ajo.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është një histori suksesi dhe se shoqëria kosovare jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.
“Pas 25 vjetësh, Kosova ka arritur suksese të shkëlqyeshme dhe është avokate e vlerave demokratike që vënë në pah diversitetin, promovpjnë multietnicitetin dhe avancimin e të drejtave njerëzore për të gjithë”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se për këto të arritura dëshmojnë edhe raportet e organizatave ndërkombëtare “Transparency international” dhe “Freedom House”, të cilat e vlerësojnë prograsin e Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
(r.m.)