Osmani shpjegoi përse nuk e dekretoi Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit

Prishtinë, 17 tetor 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) e ka informuar se ajo nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn kryeprokurorur të shtetit.

Të martën, në një konferencë për media, Presidentja Osmani ka thënë se gjatë procedurës së përgjedhjes së Isufajt për kandidat për kryeprokuror të shtetit janë bërë 10 shkelje, të cilat e bëjnë të pamundur dekretimin e këtij kandidati të (KPK).

“Përgjegjësia ime për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve më obligon që ndaj një procesi të tillë që cenon rëndë parimet dhe vlerat fondamentale të Kushtetutës sonë, sikur edhe prodhon padrejtësi konkrete e diskriminim, të mos rri duarkryq. Prandaj sot e kam njoftuar KPK-në lidhur me këtë vlerësim të procedurës, që duke pasur parasysh të gjitha shkeljet e përmendura më obligon që të mos bëj dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka thënë se gjatë procedurës së përzgjedhjes së kandidatit ka pasur shmangie nga kriteret ligjore, mohim të të drejtës ankimore brenda KPK-së, shkelje të procedurave të reputacionit profesional të kandidatëve, shkelje të procedurave të vlerësimit të integritetit të kandidatëve, shlekelje të vlerësimit të konceptdokumentit, cenim të barazisë dhe shkelje të meritokracisë.

Blerim Isufaj është përzgjedhur kandidat për kryeprokuror të shtetit nga KPK para një viti e gjysmë. Presidentja Ormani ka thënë se ajo nuk e ka refuzuar më herët dekretimin e tij për shkak se [ështja ishte dërguar na Gjykatën Kushtetuese. Ajo ka thënë se me shpalljen e aktgjykimit të ksuhtetuese janë krijuar rrethanat për marrjen e vendimit përfundimtar.

Presidentja Osmani, ka thënë se gjatë kohës që ka pritur shqyrtimet dhe ankesat lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit ajo ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të ndryshëm.  Ajo ka  treguar se kisshte marrë një mesazh ku  thuhej: “Nëse s’e dekreton Blerim Isufajn do të bëjmë dosje e do t’i lidhim duart”.

Presidentja Osmani ka thënë se ajo nuk ka raportuar te organet kompetente kërcënimet ndaj saj, ndonëse kjo nuk ka qenë hera e parë që kërcënohet për shkak të pikëoamjeve të saj politike apo për  shkak  të ushtrimit të detyrës me integritet e profesionalizëm.

“Unë nuk dal dhe flas për gjëra të tilla pa dëshmi konkrete dhe pa ardhur vërtetë ato. Ato (kërcënimet paraprake) i përmenda që të jenë mesazh që kështu nuk merren vendimet”, ka thënë Osmani.

Procesi i përzgjedhjes së Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit pati nxitur reagime të shumta. Koalicioni i organizatave joqeveritare, IKD, GLPS dhe Lëvizja Fol e patën cilësuar të papranueshëm propozimin e KPK-së për emërimin e Isufajt dhe patën propozuar përsëritjen e konkursit.

Isufaj është akuzuar publikisht disa herë nga udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe nga eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për inicim të hetimeve ndaj personave që konsiderohen të afërt me krerët e shtetit apo me Lëvizjen Vetëvendosje.

(r.m.)