Prishtinë, 2 shkurt 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot sërish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Sot e mirëprita sërish në Presidencë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit të vizitës në Kosovë.
Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur për marrëdhëniet tona të veçanta me SHBA-të dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Presidentja Osmani në rrjetet sociale.
Met today with 🇺🇸 DAS Gabriel Escobar on his final day in 🇽🇰. I expressed our unwavering comittment to the Kosovo-U.S. relationship & look forward to increasing cooperation on areas of shared interest. pic.twitter.com/yv6NsczYUE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 2, 2022
Të martën, Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Gjatë takimit me këta dy diplomatë të lartë, zonja Osmani ka thënë se dualogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë midis Kosovës e Serbisë, duke respektuar sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.
Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak udhëtuan të mërkurën nga Prishtina në Beograd, ku do të takohen me autoritetet shtetërore dhe politike të Serbisë.
(r.m.)