Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikanë, shpreh përkushtimin e Kosovës për thellimin e aleancës me SHBA

Munih, 15 ashkurt 2025 – Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se gjatë qëndrimit në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, është takuar me delegacionin e senatorëve amerikanë.

Në profilin e saj në Facebook, Presidentja Osmani, e Ka vlerësuart mbështetjen e Senatit të Shteteve të Bashkuara për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej aleancën me Shtetet e Bashkuara.

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.

Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani e ka shprehur përkushtimin e Koasovës për formimin e aleancës me Shtetet e Baashkuara edhe në takimin që ka pasur me Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munoh, para dy ditësh.

Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih-2

Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih-3Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih-4

Presidentja Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih-5

(r.m)

Comment

*