Osmani uron Belgjikën: Do të punojmë për anëtarësimen e Kosovës në BE

Prishtinë, 1 jana 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian (KE).

Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës presin që në muajt e ardhëm të punojnë ngushtë me zyrtarët e Belgjikës për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“I urojmë Belgjikës presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

(r.m.)