Osmani uron Tiranën dhe Shkupin për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

Prishtinë, 19 korrik 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se përshpejtimi i procesit të shtrirjes së BE-së në shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor tani është domosdoshmëri.

Presidentja Osmani, me këtë rast, u ka bërë thirrje vendeve të BE-së të marrin vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut që bënë një hap më afër BE-së.

Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit në vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri.

Ne u bëjmë thirrje shteteve të BE-së që urgjentisht të marrin vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar  Osmani në Twitter.

(r.m.)