Osmani: Vota për Kosovën në KE – votë për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut

Prishtinë, 24 prill 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshëndetur vendimin e Komiteti Ministror të Këshillit të Evropës (KE) që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të KE-së kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Presidentja Osmani ka thënë se flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet së shpejti edhe në Këshillin e Evropës. Ajo i ka falënderuar të gjitha vendet anëtare që votuan për pranimin e kërkesës së Kosovës, duke theksuar se kjo është votë “për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”.

“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. 

Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Presidentja Osmani.

(r.m.)