Prishtinë, 14 nëntor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se, sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në veri do të mbahen 18 dhjetor. Ajo bëre të detur se vendimin e saj për datën e zgjedhjeve do ta bëjë publik sot pasdite apo të martën nëmëngjes.
“Ne do të ulemi edhe një herë me ekipin tonë ligjor për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve do të jetë më 18 dhjetor”, tha ajo në një konferencë për media”, tha ajo, të hënën, pas takimitme përfaqësues të partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.
“Opsion tjetër është edhe data 11 dhjetor, por do të jetë më e vështirë përgatitja. Pra, 18 dhjetori do të jetë dita më optimale për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, shtoi ajo.
Zonja Osmani tha se është detyrim i saj kushtetues të shpallë zgjedhjet për komunat që kanë mbetur pa kryetarë.
“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues që ka lindur nga akti i dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire apo vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër”, theksoi aj.
“Unë do t’u dërgoj partnerëve ndërkombëtarë kërkesë për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas standardeve”, theksoi ajo.
Në këtë takim me Presidenten Osmani nuk morën pjesë përfaqësuesit Listës Serbe. Nga partitë politike serbe mori pjesë ve tëm kryetare i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, parti kjo që nuk është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – janë pa kryetarë qysh nga 5 nëntori. Kryetarët, të nacionalitetit serb, dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Sipas ligjit, zgjedhjet shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.
(r.m.)