Prishtinë, 15 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike që treguan qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë”, ka deklaruar ajo.
Zonja Osmani i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë që e dëshmuan gjatë proceseve zgjedhore. Ajo i ka falënderuar edhe institucionet që merren me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhur: Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, institucionet e drejtësisë, mediet dhe të gjithë akterët tjerë.
Presidentja Osmani ua ka uruar fitoren kryetarëve të sapozgjedhur të komunave dhe ka uruar që ata t’i realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.
(r.m.)