Si pjesë e emigrimit të padëshiruar shqiptar, dëshiroj të shtroj diçka pa i vënë pikat mbi “i”.
Ne si emigrantë e kemi shumë të vështirë të sillemi si patriotië e kryer këtë mison që të transmetojmë tek brezi tjetër gjuhën e kulturën tonë…
Vetëm dashuria për atdheun e zemra plot për atë vend nuk mjaftojnë…
Duhet shteti e kultura në vendin amë të kenë më shumë dashuri për pjesën e vet të larguar… ShëmtimMedia e shëmtimPolitika janë bërë bashkë si asnjëherë dhe deformojnë historinë, gjuhën e kulturën…
Të rinjtë tanë, të edukuar në një mjedis ku e vërteta nuk fshihet e nuk fshikullohet, nuk e pranojnë këtë deformim a dyfytyrëzim që është ballas në çdo mjedis e në çdo tavolinë.
Problemi me madhor qe kemi per transmetimin e kultures e te gjuhes tone eshte qendrimi yne me te vertetat dhe pajtimi yne me realitetin tone e pranimin e njeri tjetrit ashtu sic jemi dhe jo sic deshirojme te jemi. Ne se presim gjate te pranojme njeri tjetrin sic deshirojme do jete shume vone ose e pamundur te pranojme njeri tjetrin e te quhemi unik .
Te krahasohemi me hebrenjte e te tjeret eshte e lehte, por te bejme si te tjeret nuk eshte e lehte…
Hebrenjte me nje histori te dhimbshme e nje realitet shume te veshtire e transmetojne shume me mire kulturen e tyre…Por duhet te pranojme kompaktesine e tyre, qe bota i pranon nje si kulture e si komb e me nje besim dhe me procesin e afirmimit si komb te perfunduar…dhe ata perjetimin e sotem në bote e bejne krenarisht si askush…
Komunitetet e tyre nuk jane me shumicë në biznese të rëndomta si në guzhina, në pastrime, në ndërtimtari a të tjera profesione të veshtira.
Ata shquhen në biznese lidere të kohës dhe janë të suksesshëm në media e në politikën e ditës.
Realiteti ynë është krejt i ndryshëm.
Pavaresisht ne ngjitje te dallueshme vitet e fundit, sidomos në muzike e sporte te ndryshme, komunitetet tona neper bote jane larg te deshirueshmes.
Por, duhet te pranojme kete realitet dhe energjite pozitive t’i njohim e t’i shtyjme perpara.
Pa e bere te turbullueshme me shume kerkesa e deshira me shume thjeshtesi duhet ndryshuar dicka në mentalitetin tone edhe per gjykimin ndaj emigranteve shqiptar dhe sidomos në menyren se cfare duhet te beje ameShteti yne per kete pjese vitale te kombit qe eshte shkeputur nga trojet tona fizikisht e pjeserisht edhe me shume se fizikisht.
Folklori, parullat, skemat kopjuese, mbivleresimet per figurat, heronjte e historine deri në absurd…rendja pas lavdise se djeshme e teprimi me kete forografi, pa nje vendosmeri te gjithanshme vetpranimi…jane dobesi thelbesore qe nuk lidhin brezat…
Venja e gishtit tregues tek njeri tjetri per “belbezimet” e femijeve e te niperve tane eshte larguese dhe jo afruese… Me mire pak edhe belbezim se sa hiç… femijet tane po te perqeshen e kritikohen per keto belbezime reagojne në te kunderten, nuk provojne me te perqeshen ne ambjente shqiptare… ose shmangen pak ose shmangen krejt nga keto mjedise qe i torturojne ata.
Duhet me mire te mendojme e veprojme qe keto belbezime t’i pranojme e t’i vleresojme pozitivisht duke i shtyre si nje perpjekje per te mbajtur kulturen e gjuhen tone…
Dhe kjo perpjekje duhet te nise nga familja, por edhe nga mjedisi yne shqiptar e shoqeria jone… qe nga abetarja e deri ne bankat e shkolles e te universiteteve.
Me nje thjeshtesi, pasterti fjalori pa simbole te shumta e figura madhore si kult, krijimtaria e shkollimi shqiptar ne diaspore do te kishte efekte te shpejta.
Diçka duhet gjetur nga shoqeria jone…?!
Kombi japonez qe diten e pare te shkolles jep nje formule te thjeshte per transmetimin e kultures me: ”jemi kombi me i varfer në bote, pasuria jone e vetme eshte truri e shkollimi“ dhe në bote rreshtohet në krye te kombeve per suksese ne te gjithe fushat…
Ne, duhet te gjejme nje formule qe i pershtatet kohes…?!
Lavdia e mburrja per historine e gjenezen tone, as bukurite e pasurite e medha te tokes e nentokes tone nuk jane plotesuese… ato na shtojne ambicjen per ngjitje por nuk jane absolute A dhe B per suksesin tone…
Me kete shperndarje ne krejt harten e botes, e ne kete mospajtueshmeri te madhe me njeri tjetrin per shume e gati per gjithshka formula jone do te ishte: “Jemi kombi më i coptuar në botë, më i pjesëtuar në botë e pa pasuri… Pasuria e vetme që kemi është të pranojmë njeri tjetrin e të vërtetën e të falim dashuri për njeri tjetrin.
Vetëm dashuria për njeri tjetrin është pasuria jonë”
Duke e sindërtuar platformën tonë kombëtare mbi këtë bazament… kombi ynë me fuqi vitale do të projektojë e realizojë të ardhme më të sigurtë e të ndritur.
Sami Mulaj,
Gusht 23, 2023
New Jersey, USA