Berisha para Kuvendit: Ejani në “Air Albania” të nisim rrugëtimin tonë drejt Fitores!

Ditën e nesërme (e shtunë, 10 dhjetor) do të mbëhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ky Kuvend do të zhvillohet në ambientet e Stadiumit ‘Air Albania’ dhe do të nisë në ora 10:00.

Demokratët do të mblidhen nesër në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Berisha fton të gjithë demokratët t’i bashkohen në Kuvend, ku delegatët do të kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.

“Ejani te festojmë se bashku Ditëlindjen e Partisë Demokratike dhe te nisim rrugëtimin tone drejt Fitores!”, shkruan ish kryetari i PD-së në rrjete sociale.

TCH