Romë, 5 nëntor 2021 – Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua në krye të divizionit administrativ të Vatikanit, tha Selia e Shenjtë.
Në njoftim thuhet se motra françeskane, Raffaella Petrini, u emërua sekretare e përgjithshme e divizionit – zyrës së dytë më të lartë të qytetit të Vatikanit.
Petrini, 52 vjeçe, do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e administratës, përfshirë muzetë e Vatikanit, zyrën postare dhe policinë.
Françesku, 84 vjeç, ka thënë se dëshiron që gratë të luajnë një rol më të madh në Kishën Katolike Romake.
(REL)