Papa Françesku shpreson të vizitojë Kievin dhe Moskën së shpejti

Romë, 4 korrik 2022 – Papa Françesku tha të hënë se shpreson të vizitojë Kievin dhe Moskën në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për Reuters, Papa Françesku, tha se ka planifikuar që prej 24 deri më 30 korrik kaplanifikuar të udhëtojë në Kanada dhe se shpreson që pas Kanadasë të vizitojë edhe Rusinë e Ukrainën.

Papa pohoi se kishte planifikuar që këtë javë të vizitonte Kongon dhe Sudanin e Jugut, por udhëtimin në këto vende do ta anulojë, sepse mjekët e rekomanduan për terapi më të gjatë për lëndimin në njërin gju.

Papa i hodhi poshtë zërat se ai planifikon të japë dorëheqje së shpejti.

“Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje”, tha ai, duke hedhur poshtë raportimet se ai planifikon të pensionohet në fund të verës.

(r.m.)