Papa udhëheq lutjet nga ballkoni i spitalit

Romë, 11 korrik 2021 – Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë, një javë më parë.

Duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore, Papa, 84 vjeç, udhëhoqi lutjet javore nga një ballkon i Spitalit Gemelli në Romë.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë spitalit.

“Jam i lumtur që jam në gjendje të mbaj takimin e së dielës Angelus edhe nga këtu”, i tha Papa turmës.

“E kam ndjerë thellësisht afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra”, tha ai.

Disa fëmijë pacientë u shfaqën së bashku me Papën në ballkon.

Nuk është ende e qartë se sa kohë do të qëndrojë ai në spital.

Vatikani tha se Papa i është përgjigjur mirë trajtimit.

I lindur në vitin 1936 në Buenos Aires, Françesku ka humbur një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.

Ai gjithashtu vuan nga një problem në ijë.

Në vitin 2014, atij i është dashur të anulojë një numër angazhimesh, për shkak të një sëmundjeje të stomakut.

(REL)