Para Beogradit, Rama-Vuçiç në Skoci për “Open Balkan” pasi Zaevi u dorëhoq

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar sot në Skoci ku po marrin pjesë në mbledhjen e OKB për Klimën, ku kanë folur për ‘Open Balkan’.

Teksa në datat 3 dhe 4 ishte parashikuar që në kryeqytetin serb, Beograd do të zhvillohej takimi mes tre vendeve që janë dakordësuar për nismën ‘Open Balkan’, nuk dihet se çfarë do të ndodh pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se Vuçiç, Rama dhe presidenti i Maqedonisë Pendarovski kanë diskutuar në lidhje me takimin në Beograd, ndërsa ende nuk dihet nëse do të mbahet apo jo. Nga ana tjetër Vuçiç ka thënë se ka “Mbështetje të fortë për ‘Open Balkan’”.

(BalkanWeb)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të Samitit për Klimën. 

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Po kështu Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama u takuan edhe me presidentin e Francës Emanuel Macron. Në videon e postuar në instagram duket Macron i cili i bie tavolinës me grusht, si gjest kokëfortësie. Nuk dihet biseda që është bërë mes tyre por shihet që Vuçiç bie dakord me presidentin francez. 

oranews