Në takim do të jenë zyrtarë të Senatit si dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Juri Kim
Knid Ndrenika
Një delegacion nga senati amerikan raportohet të ketë planifikuar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike opozitare në Shqipëri.
Media thotë se kryetari Lulzim Basha do ta takojë delegacionin e senatit amerikan rreth orës 15 vendore në selinë e PD-së.
Në takim do të jenë zyrtarë të Senatit si dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Juri Kim.
Takimi zhvillohet ndërsa ish-kryetari i PD-së Sali Berisha është shpallur në maj 2021 nga Sekretari i Shtetit, Entëni Blinken person “I padëshiruar” (“Non Grata”) bashkë me familjen për minim të demokracisë në Shqipëri.
Dy herë ish-presidenti (1992-1997/1997-1998 dha dorëheqjen) dhe ish-kryeministri (2005-2013) Berisha ka ndërmarrë një turne takimesh në me anëtarësinë siç thotë jo për vendimin e Sekretarit Blinken, por sepse përjashtimi i tij nga grupi i deputetëve prej zotit Basha, është bërë në mënyrë vetanake dhe në shkelje të rregullave dhe normave partiake.