Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Strasburg, 9 prill 2025 – Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e ka miratuar të mërkurën draftin e raportit për përparimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian gjatë viteve 2023 dhe 2024. Raporti u miratua me 48 vota ‘pro’, 19 vota ‘kundër’ dhe 6 abstenime. 

Në këtë raport, i cili u miratua me 48 vota ‘pro’, 19 vota ‘kundër’ dhe 6 abstenime, i bëhet thirrje këshillit të Bashkimit Evropian që Kosovës s’I hiqen menjëherë masat e vendosura për shkak të tensioneve në pjesën veriore të vendit. Aty thuhet se masat e vendosura nga BE-ja tashmë janë të pajustifikueshme, pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së.

Gjatë debatit, eurodeputetët thanë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe se ato po e pengojnë edhe rifillimin në mirëbesim të dialogut Kosovë – Serbi. 

Në raport, ndër të tjera thuhet se Kosova ka shprehur vazhdimit përkushtimin e saj për integrim në Bashkimin Evropian dhe se të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga “zona gri” janë si në interes të Kosovës ashtu edhe në interes të BE-së. Andaj mbështet plotësisht aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe qëllimi strategjik i saj që t’u bashkuar Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare. 

Në raport mirëpritet përparimi i bërë në gjykimin e rasteve të korrupsionit, por bëhet thirrje për përmirësimin e kapaciteteve të Prokurorisë Speciale për t’i hetuar dhe për t’i ndjekur penalisht rastet e korrupsionit të profilit të lartë dhe të krimit të organizuar. 

Gjatë debatit, eurodeputetët kanë thënë se Kosova ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, në qëndrueshmërinë ekonomike dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore, por kanë vënë në pah edhe sfidat me të cilat përballen reforma e gjyqësorit, liria e medias, efikasiteti i administratës dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.

(r.m.)

Comment

*