Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu Noka e ka konsideruar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës si një mohim i Partisë Demokratike dhe i sukseseve të saj. Ai dhe njëherë përsëriti se ky ishte një vendim i tiji personal.
“Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë”- tha ai.
BalkanWeb