Vijojnë replikat mes Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Në një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook, PD i përgjigjet Berishës dhe shkruan se ditën e sotme u mundua të gënjejë sërish shqiptarët për dhunën që pa gjithë bota.
Sipas deklaratës së PD-së, prej datës 9 shtator e deri tani Sali Berisha ka gënjyer për hallin e tij personal dhe dosjen e tij “non grata.”
“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”oranews