Tiranë, 9 maj 2021 – Partia Demokratike (PD) ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 10 dosje ankimore për zgjedhjet e 25 prillit.
Përfaqësuesjit e grupit të juristëve të PD-së kathënë se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë se më 25 prill pati ”masakër elektorale” dhe jo zgjedhje të lira e të ndershme.
Ajo ka thënë se në këto dosje ka qindra prova dhe fakte për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Sikurse kanë bërë drejtuesit e PD-së, ajo e ka akuzuar për këtë “masakër elektorale” treshen Rama, Doshi, Rakipi.
“Procesi i 25 prillit ishte masakër elektorale e kryer nga Rama, Doshi dhe Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë – shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Policia dhe Prokuroria”, ka thënë ajo.
“Regjimi Rama – Doshi – Rakipi sundon gjithë sistemin shtetëror. Është detyra jonë që të shpalosim të vërtetën, për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Kjo është betejë për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Të rrëzohet ky sistem”, ka thënë përfaqësuesja e PD-së.
Fjala e plotë e përfaqësuesve ligjorë të PD-së:
Procesi i 25 prillit ishte nje masaker elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.
Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.
Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blëre vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.
Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdher politik te fletes se votimit qe sollen zhvleftesimin e 83 mije votave baraz me afersisht 8 deputete. Nga pamundesimi i votes se emigranteve tek karantina 3 ditore per te penguar emigrantet te vijne fizikisht për te votuar. Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.
Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.
(r.m.)