PD e Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet lokake me koalicion

Tiranë, 6 mars 2023 – Mbledhja e Këshillit Kombëtar e Partisë Demokratike që e udhëheq Sali Berisha, e zhvilluar ditën e djeshme, i dha fund edhe dilemës se si do të garojë kjo parti në zgjedhje lokale të 14 majit, pasi Gjykata e Apelit e anuloi vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohte organet drejtuese të partisë të dala nga Kongresi i Jashtëzkonshëm Zgjedhor,I rganizuar nga Berisha e mbështetësit e tij.

Në përfundim të këtij takimi Berisha bëri me dije se do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit në koalicion me disa parti të vogla. Vetë Berisha tha se ky vendim u moër me votë unanime të Këshillit Kombëtar.

“Ne do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupi i Bashës), sipas Kodit Zgjedhor, nuk mund të regjistrohen. ‘Brava’ (Lulzim Basha) ka dhënë dorëheqje se e ka mbajtur peng Rama. Ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Ai e caktoi Alibejan kryetar, por kjo s’ka bazë ligjore’, u shpreh Berisha.

Ai tha se të gjithë anëtarët e PD-së janë të mirëpritur t’i bashkohen grupit të tij, përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të cilët ai i quajti “vegla” të kryeministrit Edi Rama.

“Kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do ketë të drejtë ta dojë ose jo kryetarin e partisë. Ne të tillë do mbetemi. Në statut kemi vendosur fraksionet, por ata të dy (Basha e Alibeaj) u përdorën në shkallë ekstreme”, theksoi Berisha.

Deputeti Edi Paloka njoftoi pas përfundimit të mbledhjes se emri i koalicionit do të njoftohet së shpejti.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar u miratua edhe një deklaratë në të cilën dënohen qëndrimet e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, që nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar deri tea to që u shprehën të premten, pas vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me ”vulën”  e PD-së.

Në deklaratën 6 pikëshe thuhet se ekziston vetëm një PD e  cila do të marrë pjesë në zgjedhje dhe u bëhet thirrje anëgtarëve dhe simpatizantëve të PD-së që të mbështesin kandidatët e grupit të Berishës.

(r.m.)