PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë të saj, “për falsifikim të vulës dhe simboleve të partisë”

Tiranë, 13 dhjetor 2021 – Partia Demokratike ka kallëzuar sot në SPAK 5 përfaqësues të lëvizjes Berisha “për falsifikimin e vulës dhe simboleve të partisë”.

Ata janë deputetët: Belind Këlliçi, Edmond Spaho e Albana Vokshi dhe sekretarët: Ivi Kaso e Ervin Minarolli.

“Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për media të PD-së.

Në kallëzimin drejtuar SPAK-ut thuhet se “këta janë persona që kanë patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”.

Në njoftim thuhet se PD-ja e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë“.

PD VUILA

(r.m.)