Partia Demokratike ka vendosur në mënyrë të koordinuar të denoncojë problematikat e qytetarëve dhe të grumbullojë propozimet konkrete që do të vijnë nga degë e deputetë demokratë.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën e koordinimit deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.
Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media. Gjithashtu ata do të koordinojnë daljet për daljet mediatike.
Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në teren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.
(BalkanWeb)