Prishtinë, 4 prill 2021 – Në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar raundi i parë I votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në këtë raund të votimit, asnjëri nga dy kandidatët, Vjosa Osmani – Sadriu dhe Nasuf Bejta, nuk e kanë fituar numrin e nevojshëm për t’u zgjedhur president
Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë. Vjosa Osmani I ka marrë 69 vota, kurse Nasuf Nejta nuk e ka marrë asnjë votë. 12 vletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Raundi I dytë I votimit ka nisur menjëherë pas konstatimit se asnjëri prej dy kandidatëve nuk i ka fituar së paku 81 vota, aq sa duhen për zgjedhjen e presidentit të dy raundet e para të votimit.
Në raundin e tretë të votimit, President i Kosovës zgjidhet kandidati që fiton 61 vota ose shumicën e thjeshtë të përbërjes së plotë të Kuvendit të Kosovës.