KIDDER TWP. Pa. — Një grua ka vdekur pas një aksidenti treni në Carbon County të hënën në mbrëmje.
Kumrie Zuberi, 28 vjeçe, u shpall e vdekur rreth orës 18:45. përgjatë shinave të trenit në prefekturën Kidder Township, tha zyra e mjekësisë ligjore të qarkut në një njoftim për shtyp.
Gruaja banore e qytezës White Haven, simbas hetimeve të para të policisë thuhet se mbante kufje të lidhura me telefonin e saj kur u godit nga një tren udhëtarësh i shpejtësisë së lartë, rreth dy milje nga kryqëzimi i Tannery Road dhe Route 534, tha mjekja ligjore, e policisë.
Megjithse hetimet vazhdojnë vdekja e saj simbas policisë është cilësuar si një aksident.
Zyra e mjeksore dhe Policia Hekurudhore e North Reading thuhet se po hetojnë aksidentin, tragjik ku ka humbur jetën 28 vjeçarja shqiptare (B.Sina)