Pentagoni: Ka prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte

Uashington, 21 mars 2022 – Pentagoni i akuzoi forcat ruse për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë dhe tha se do të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive për kryerjen e krimeve të tilla.

Më 21 mars, Pentagoni po ashtu e akuzoi Kremlinin se po kryen sulme pa dallim, si pjesë e strategjie të qëllimshme në konflikt.

“Ne sigurisht po shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference për media.

“Por, ka procese hetimore që do të vazhdojnë dhe ne do të lejojmë që këto procese të ndodhin. Ne do të kontribuojmë në këto procese hetuese. Se çfarë do të dalë nga to, ky vendim nuk i përket udhëheqjes së Pentagonit që ta marrë”, tha ai.

(REL)