Për cilat vepra penale dyshohet deputeti Alqi Bllako?

Tiranë, 29 mars 2022 – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) ka kërkuar autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Në kërkesën ë SPAK-ut thuhet se nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se deputeti Bllako dyshohet për dy vepra penale: shpërdorim i detyrës dhe korrupsion pasiv i zyrtarë të lartë shtetërorë.

Në kërkesë thuhet se Bllako dyshohet se përmes veprës së parë e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për  mbi 16 milionë lekë, ndërsa  përmes veprës së dytë ka përfituar në mënyrë të tërthortë mbi 14 milionë lekë.

“Nga ana e shtetasit Allqi Bllako, me detyrë ish Sekretar i Përgjithshëmi Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatëe procedurës së shpronësimit të tokës për efekt të ndërtimit të inceneratorit Fier janë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit prej 16.288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqin e tetëdhjetë e tetë mijë e treqine e dyzet e katër) lekë,dhe në këto kushte dyshohet se ka konsumuar element të veprës  penale ‘Shpërdorimit të detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245.25 i Kodit Penal”, thuhet në kërkesë.

“Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k., kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në mënyrë të tërthortë, në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Për këtë fakt shtetasi Allqi Bllako dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal”, thuhet më tutje në kërkesë.

Panorama e ka publikuar faksimilin e ka publikuar faksimilin e kërkesës së SPAK-ut drejtuar Kuvendit  të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

kerkesa e arben kraja kuvend kerkesarben kraja spakkuvcendit poer arrestimin alqi bllako

(r.m.)