Për kokainë dhe vjedhje, 7 persona në pranga në Durrës, mes tyre 2 francezë dhe 1 palestinez

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga gjatë 24 orëve të fundit 7 persona, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Në Portin e Durrësit, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj një mjeti tip “Puegeot” në pronësi të dy të rinjve francezë, janë gjetur sasi lënde narkotike në formën e çokollatës si dhe kokainë.

Policia informon se në pranga kanë rënë, C. B., 19 vjeç dhe K. C 30 vjeç.

Sipas policisë u bë arrestimi i një 20-vjeçari palestinez pasi dyshohet se është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në Durrës.

Konkretisht dyshohet se ka vjedhur 4 aparate celularë të markave të ndryshme të shtetasve A. K., B. A., A. G., A. R., dhe portofolin e shtetases E. K.

Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas është edhe autor i dyshuar i 12 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve korrik-gusht, ku ju ka marë shtetasve të ndryshëm telefona celularë, marsup ose portofola. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celularë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 53 vjeç, banues në Durrës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi R. S., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi nga pakujdesia i ka djegur një sipërfaqe toke 40 m², me barishte.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. Z., 43 vjeç dhe H. B., 24 vjeç, të 2 banues në Durrës, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Gjithashtu u bë shoqërimi i shtetasit F. K., pasi ditën e sotme, në orën 13:10, në lagjen nr.12 duke drejtuar mjetin është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin L. A., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve