Përdhunoi për 4 vite të miturën, sulmohet kisha ku punonte prifti në Greqi

Kisha në të cilën shërbente prifti grek i cili përdhunoi një të mitur, është sulmuar gjatë natës së mbrëmshme. Persona të paidentifikuar kanë hedhur bojë në shenj ëzemërrii në hyrje të kishës në Kato Patisia. 

Përdhunimi i të miturës që në moshën 12-vjeçare për gati 4 vitesh ka tronditur mbarë opinionin në Greqi, i cili kërkon dënim maksimal për 37 vjeçarin. Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës.

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike. (Newsbomb)