Nju Jork, 25 janar 2023 – Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka njoftuar për një takim që ka pasur me përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në OKB, Feridun Sinirlioglu.
Në një postim në Facebook, Reka ka thënë se diplomati turk ka rikonfirmuar e Turqia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Nga takimi me ambasadorin Feridun Sinirlioglu, Përfaqësuesin e Përhershëm të Turqisë në OKB. U rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Reka.
(r.m.)