Kiev, 7 mars 2022 – Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka njoftuar për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë – Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.
“Përfundoi raundi i tretë i negociatave. Ka një lëvizje të vogël për përmirësimin e logjistikës së korridoreve humanitare… Kanë vazhduar konsultimet intensive për kornizën themelore të çështjeve politike, përfshirë armëpushimin dhe garancitë e sigurisë”, ka shkruar ai.
Podoljak, përmes një videodeklarate, ka bërë të ditur se negociatat për vendosjen e srmëpushimit do të vazhdojnë.
The third round of negotiations has ended. There are small positive subductions in improving the logistics of humanitarian corridors… Intensive consultations have continued on the basic political block of the regulations, along with a ceasefire and security guarantees. pic.twitter.com/s4kEwTNRhI
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 7, 2022
Për përfundimin e raundit të tretë të bisedimeve ka njoftuar edhe Ambasada e ruse në Minsk. Ato ka treguar se bisedimet kanë zgjatuar rreth tri orë, por nuk ka treguar se për cilat çështje është biseduar.
Para se të fillonte raundi i tretë i bisedimeve të delegacioneve të dy vendeve, Kievi e ka hedhur poshtë propozimin e Moskës për sigurimin e korridoreve për evakuimin e civilëve nga kryeqyteti Kiev dhe nga qytetet juglindore të Mariupolit, Harkivit dhe Sumit, në drejtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Qeveria ukrainase ka cilësuar të papranueshëm propozimin rus dhe ka propozuar tetë korridore të tjera për evakuimin e civilëve drejt rajoneve perëndimore të vendit, në të cilat nuk ka bombardime të forcave ruse.
Propozimin e palës ruse për korridore që shpien në Rusi dhe Bjellorusi e ka hedhur poshtë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili i kishte kërkuar presidentit rus, Vladimit Putin, që të siguronte evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse. Macron e ka cilësuar si “cinik dhe hipokrit” propozimin e Moskës. Ai ka thënë se nuk njeh shumë ukrainas “që dëshirojnë të kërkojnë strehim në Rusi”.
(r.m.)