Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, pritet deklarata e Borrellit

Ohër, 18 mars 2023 – Ka përfunduar takimi trepalësh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili u ndërmjetësua nga shefi ipolitikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajmi është publikuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se Josep Borrell do të informojë së shpejti për rezultatin e takimit.

Kosovë/Serbi: Përfundoi takimi i nivelit të lartë i 🇪🇺 Dialogut të lehtësuar në Ohër. JosepBorrell do të informojë së shpejti për rezultatin’, ka shkruar ai në Twitter.

(r.m.)