Tiranë, 10 janar 2025 – Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është përkeqësuar përsëri dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensive, ku ndodhet në intubim.
“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit”, shkruhet në postimin e Kishës Ortodokse.
Kryepeshkopi Janullatos u transferua nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë, më 3 janar.
Më 30 dhjetor, Janullatos, 95-vjeçar, u shtrua në një spital privat në Tiranë, me simptoma të virusit, por gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar, kështu që u mor vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore.
Spitali “Evangelismos” njoftoi se ekipi i mjekëve e kishte zbuluar vatr٥n e hemorragjisë së brendshme që kishte Janullatos dhe gjendja e tij u stabilizua para se të përkeqësohej përsëri.
(r.m.)