Nga Merita Bajraktari-McCormack
Southfield, Michigan, 4 Maj 2024
Mirëmbrëma të gjithëve dhe ju faleminderit.
Të nderuar klerikë të kishës sonë dhe të gjithë pjesëmarrësit. Ju përshëndes të gjithëve. Ështe kaq bukur të shoh që jeni këtu kaq të shumtë dhe për të festuar këtë diëe me shenjë. Kam qenë disa herë këtu mes jush dhe jam tepër e frymëzuar nga jeta dhe gjallëria e kesaj famullie si edhe e famullisë të Shën Palit.
Dom Ndou, ne jemi lidhur me ju përmes Dom Lushit dhe kështu ju na keni ndihmuar në mënyrë indirekte. Në emër të Komunitetit shqiptar në Dioqezën Katolike të Arlingtonit në shtetit Virxhinia dhe komunitetet përreth Uashington DC, i nderuar Dom Ndou, ju uroj shëndet. Ne ju falenderojmë dhe ju urojmë pensionim të mbarë.
Nëse do i jepja Dom Ndout disa epitete shtesë, do të ishin këto:
Prift me përshpirtshmëri të madhe
Se pari ai eshte nje prift me nje pershpirtshmeri te jashtezakonshme. Ju jeni nje prift qe ne anglisht perkufizohet si “holy priest of God”. Ju falenderojme pra per meshtarine tuaj e paci bekime.
Prifti katolik, shqiptar e patriot!
Pervec se eshte At shpirtêror i besimtareve te famullise të tij , ai eshte edhe at i shqiptarizmit. Mbajtja gjalle e gjuhes e tradites dhe e ndjenjes se te qenit shqiptar është po aq e rendesishme per Dom Ndoun. Integriteti e teresia kombetare në memedhe gjithashtu!
Dom Ndoun e kam pare sa aktiv në Kishe Po ashtu dhe në mbrojtjen e identiteit kombetar. Pavaresisht fese apo profesioneve Dom Ndou i trajton te gjithe njelloj dhe kujdeset per teresine e cdo njeriu qe takon.
Prift me humor e mikpritës.
Humor qe ka burimin ne gezimin e tij te brendshem shpirteror. Nje meshtar i pershpirtshem- a holy priest full of joy, ky do ishte mbiemri tjeter .Sa here jam takuar me Dom Ndoun kam vene re edhe nje humor e dashamiresi te pakrahasueshme, nje njeri dinamik e plot hare e gjalleri dhe nje mikprites teper bujar. Nje prift i gezueshem, gezim qe e ka burimin ne dashurine e Zotit dhe qe e jep pa kushte.
Mbrojtës i zjarrtë i jetës
Ju nuk jeni vetem vellai i Dom Lushit , me te cilin ne kemi bashkepunuar ngushte, Dom Ndou ka ardhur ne DC me se shumti per marshimet per jeten edhe ne mes te acareve dimerore. Ai shpall pa frike Ungjillin dhe mesimet e Kishes . Ai asnjehere nuk ka ngurruar te shprehet se “Familja eshte berthama e shendoshe e shoqerise dhe se prindërit perbejne gjithçka per femijen. Kete tradite shqiptare ai e vlereson si “begati e thesarit kombetar te cilen duhet tua percjellim femijeve tane ketu në Amerike”. Nje familja e shendoshe eshte baza e nje shoqerie te shendoshe.
Prift që e do Shën Marinë.
Nje prift Marian eshte i mirembrojtur dhe mbrojtes i denje i fese, i besimit dhe i komunitetit. Nese ju i besoni Krishtit dhe besoni se Maria eshte Nena e Tij e permes Marise ne shkojme tek Krishti, atehere ne jemi ne duar te sigurta. Ju Dom Ndou jeni nje holy Marian priest of God. Ju duam shume edhe per kete.
Ju paçim sa malet Dom Ndou , ju bekofte Zoti!
Dhe se fundi edhe dicka per priftin e ri, Don Dino Cekrezin.
Une jam korcare me origjine dhe ne andej nga Korca i themi:
« Nuk eshte cirak ai qe nuk ja kalon ustait e nuk eshte djale ai qe nuk ja kalon babait » Keshtu qe Dom Dino miresekeni ardhur dhe ju presim edhe ne Washington dhe ju urojme suksese ketu.
Faleminderit e Zoti ju bekoftë të gjithëve