Burime të RTK-së nga Zveçani bëjnë të ditur se një person i dyshimtë është parë sot atje, teksa kishte të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin “Xhandarmëria”.
Në foton e siguruar nga RTK vërehet se në në bluzën e tij kishte edhe flamurin e Serbisë. Ndërsa banorët në kushte anonimiteti kanë thënë se po i njëjti person është parë edhe i armatosur.