Përurohet donacioni i kompanisë Ecolog për Spitalin Klinik të Tetovës

Pas nënshkrimit në muajin dhjetor ‘23 të Memorandumit për Bashkëpunim mes Spitalit Klinik të Tetovës dhe kompanisë Ecolog, sot u përuruan repartet dhe ambientet e rinovuara të këtij spitali. Falë këtij donacioni nga Ecolog, repartet e bllokut të sëmundjeve interne kanë marrë një pamje krejtësisht të re.

Tash e tutje në këto repartepacientëvedo t’u ofrohet kujdes dhe shërbime shëndetësore sipas standardeve më të larta. Pozicionet ku janë realizuar punimet rinovuese përfshijnë gjashtë repartetemjekësisë interne: pediatria, endokrinologjia,psikiatria, reparti i sëmundjeve interne, kabinetet dhe laboratorët.Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë filantropi Lazim Destani, Ministri i Shëndetësisë Dr Arben Taravari, Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Dr Agim Berisha, ish-Drejtori i këtij spitali Dr Ilir Demiri, ndërsa të pranishëm ishin mjekë e infermierë dhe mysafirë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse filantropi Lazim Destani tha se ky investim është bërë që edhe Spitali Klinik i Tetovës të marrë një pamje europiane.

“Dua ta falënderoj iniciatorin e kësaj pune, ish drejtorin Ilir Demiri, i cili na motivoi që të bëjmë këtë investim.Ne afaristët gjithmonë kemi dëshirëtë ndihmojmë, por dikush duhet të na motivojë që të aktivizohemi e të bëjmë donacione për të mirën e shoqërisë, për të mirën e njerëzve tanë.Më vjen mirë që me këtë investim janë krijuar kushte më të mira jo vetëm për pacientët por edhe për punën e personelit mjekësor. Me këtë rast, do të doja ta shpreh vlerësimin tim ndaj gjithë atyre që, karshi interesave më të gjera apo madhore, bëhen bashkë duke i tejkaluar interesat e kampeve partiake, ashtu si në këtë rast sot”, tha z. Lazim Destani.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ftoi kompanitë ta ndjekin hapin e Lazim Destanit dhe të investojnë nëpër spitale.

“Unë e përgëzoj zotin Destani për këtë gjest që e ka bërë dhe besoj se kjo do t’i shtyjë edhe njerëzit tjerë, kompanitë që kanë përgjegjësi shoqërore që në periudhën e ardhshme të investojnë në reparte të ndryshme në të gjitha Spitalet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Apeloj që sa më shumë të investohet në shkolla dhe nëpër spitale, sepse kështui përmirësojmë kushtet ku mësojnë fëmijët tanë ose ku marrim shëbrime shëndetësore në qendrat tona spitalore”,tha Ministri Arben Taravari.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Agim Berisha tha se këto donacione të karakterit humanitar janë më se të nevojshme për këtë spital.

“Ky projekt i realizuar në Spitalin Klinik të Tetovës është mjaft cilësor dhe bashkëkohor.Me këtë investim do të përmirësohet kualitetii shërbimeve tona të përditëshme ndaj pacientëve tanë. Kompania Ecolog shquhet për humanitetin e treguar në fusha të ndryshme ku një ndër to është edhe ky promovim.Këto donacione të karakterit humanitar janë më se të nevojshme, prandaj shpresojmë që në të ardhmen kjo kompani të vazhdojë me projektet e këtij karakteri për Spitalin Klinik të Tetovës”, tha drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Agim Berisha.

Ish drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri, falënderoi filantropin Lazim Destani për këtë donacion me kosto prej rrethnjë milion euro, kompania Ecolog është donatori më i madh për këtë spital.

“Unë do të kisha cituar një hadith kuranor i cili thotë se më i miringa ju është ai që për të tjerët është më i dobishëm. Kjo është motoja e jetës sime, me këtë moto unë udhëhiqem, uroj që Zoti ta pranojë donacionin dhe bamirësinë e z. Destani”, tha Deputeti Ilir Demiri duke eçmuar lart humanitetin e tij.

Pas këtij investimi dhomat e pacientëve tashmë kanë marrë pamjemoderne, me banjo, tualetee televizorënë çdo dhomë, internet dhe pajisje teknologjike të kohës, ashtu sikurse spitalet moderne europiane.Këtë investim z. Destani e kishte premtuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur dhe u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim mes Ecolog-ut dhe spitalit të Tetovës.