Pesë prokurorë dorëzuan kërkesat për anëtar në KLP

Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela në dt.22.07.2021 bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

  • Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;           
  • Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  • Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
  • Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
  • Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.