Pesë të plagosur, në një sulm me thikë në një xhami të Tiranës

Tiranë, 19 prill 2021 – Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” tek Rruga e Kavajës në Tiranë.

Të plagosurit janë dërguar në spital. Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë sulm janë plagosur: Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç. Mes tyre është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ka hyrë për të ndihmuar besimtarët.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite, kur sulmuesi ka hyrë në xhami dhe i ka sulmuar me pesë besimtarë që ishin duke u falur.

Imami i xhamisë Ahmed Kalaja, në një deklaratë për mediat, ka thënë se 34-vjeçari që i ka plagosur 5 besimtarët ka hyrë brenda xhamisë dhe ka qëlluar mbi besimtarët pa thënë asgjë.

Sipas tij, dyshohet se agresori është me probleme të shëndetit mendor. 

“Agresori ka hyrë dhe ka qëlluar pa thënë asgjë. Besimtarët ishin të pavëmendshëm. Sipas informacione ka qenë një person me probleme të shëndetit mendor”, ka thënë ai.

Policia njoftoi se e ka arrestuar autorin e krimit. Ai është kur Rudolf Nikolli, 34 vjeçar.

Sipas raportimeve, ai rezulton person me precedent penal. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më pare, pas një sherri tek terminali i autobusëve në Tiranë. Më 11 mars, Nikolli e kishte plagosur methikënë këmbë Robert Kurtin, 32 vjeçar, pas një konflikti verbal me njeri- tjetrin.

(r.m.)