Berlin, 27 korrik 2021 – Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi që një shpërthim tronditi një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën, duke ngritur shtëllunga tymi.
Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si “një kërcënim të skajshëm” dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.
Gegen 9:40 kam es im Chempark Leverkusen zu einer Explosion im Entsorgungszentrum Bürrig. Mehr Informationen hier: https://t.co/1gdZZj9Nny
— CHEMPARK (@CHEMPARK) July 27, 2021
Ata thanë se zjarrfikësit dhe automjetet për zbulimin e shkallës së ndotjes u dërguan në zonë.
Policia mbyllu disa nga rrugët kryesore dhe autostradat në në afërsi.
Më shumë se 30 kompani operojnë në Chempark në Leverkusen, duke përfshirë komanitë Covestro, Bayer, Lanxess dhe Arlanxeo.
(Zëri i Amerikës)