Peshëngritësi Briken Calja, kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje

Një triumf i dyfishtë i shtangistëve kuqezinj në këtë turne, teksa sapo kanë përmbushur gjysmën e rrugëtimit të tyre. Pas pak, ata do të synojnë zonën e medaljeve edhe në stilin e shtytjes dhe dygarësh.

Shkëlqen edhe njëherë tjetër peshëngritja shqiptare. Briken Calja, i katërti në botë në Olimpiadën e fundit, shpallet kampion bote në stilin e shkëputjes në peshën deri 73 kg. Shtangisti shqiptar ngriti 156 kg në provën e fundit dhe finale, duke kaluar rivalin tajlandez.

Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, teksa ngriti 156 kg, si akush tjetër dhe shpallet kampion bote.

Ndërsa Eerkand Qerimaj e nis konkurrimin me 150 kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153 kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë.

Një triumf i dyfishtë i shtangistëve kuqezinj në këtë turne, teksa sapo kanë përmbushur gjysmën e rrugëtimit të tyre. Pas pak, ata do të synojnë zonën e medaljeve edhe në stilin e shtytjes dhe dygarësh.

Tjetër medalje për Briken Caljen, zë vendin e dytë në stilin shtytjes

Shkëlqen edhe njëherë tjetër peshëngritja shqiptare. Briken Calja, i katërti në botë në Olimpiadën e fundit, shpallet kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje në peshën deri 73 kg.

Shtangisti shqiptar ngriti 156 kg në provën e fundit dhe finale, duke kaluar rivalin tajlandez në shkëputje. Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, teksa ngriti 156 kg, si akush tjetër dhe shpallet kampion bote.

Ndërsa në stilin e shtytjes Briken Calja shpallet nënkampion bote, duke zënë vendin e dytë pasi ngriti 186 kg, 6 më pak se vendi i parë. Tentoi 190 në provën e tretë, por shtangisti ynë nuk ia doli. Si pasojë, Calja u rendit në vendin dytë në dy garësh.

Ndërsa Erkand Qerimaj e nisi konkurrimin me 150 kg në shkëputje, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153 kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë. Vend i katërt për të. Në shtytje ngre 180 kg në provën e dytë, dështon për 183.

(Balkanweb)

One Response to “Peshëngritësi Briken Calja, kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Urime i nderuar qe nderove flamurin,shtetin dhe popullin shqiptar.Qofsh kembemare qe ne te ardhmen e afert, te kemi kampion edhe ne lemin e artit, shkences dhe lemive te tjera garuese boterore.Urime!