Moskë, 7 prill 2022 – Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se Rusia ka pësuar “humbje të konsiderueshme” në Ukrainë, në atë që Moska e quan “operacion ushtarak special”.
“Kemi humbje të konsiderueshme mes trupave”, tha Peskov në një intervistë për kanalin britanik Sky News.
“Kjo është një tragjedi e madhe për ne”, theksoi ai.
Ministria ruse e mbrojtjes, më 25 mars, në përditësimin e saj të fundit për dëmet e ushtrisëruse në ukrainë, tha se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë dhe 3,825 ishin plagosur prej fillimit të operacionit, më 24 shkurt.
Dy ditë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ka mundësi qënëUkrainë të jenë vrarë të paktën 10,000 ushtarë rusë.
Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar vdekjen e mbi një mijë civilëve, megjithëse numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë.
(Zëri i Amerikës)